Flash

Protesta e opozitës/ Rama: Mercenarë që i organizon një plak i lajthitur

Lapsi.al 15 February 2026
Protesta e opozitës/ Rama: Mercenarë që i organizon një plak

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e fundit të Partia Demokratike në nisje të podcastit të tij Flasim, duke hedhur akuza të forta ndaj opozitës për dhunë dhe organizim të akteve të rrezikshme gjatë protestave.

Rama u shpreh se kishte kohë pa komentuar protesta të opozitës, por tha se reagoi pas përshkallëzimit të dhunës dy javë më parë për të thënë, sipas tij, “diçka të vërtetë”. Ai deklaroi se në Europë ka grupe të ndryshme protestuesish, nga anarkistë e ekstremistë te tifozë huliganë, por shtoi se sipas tij ekziston vetëm një parti që e ka dhunën pjesë të programit të saj politik, duke akuzuar PD-në.

Kryeministri akuzoi opozitën se, sipas tij, organizon sulme ndaj institucioneve, shkatërrim prone dhe mobilizim të grupeve që ai i cilësoi si paramilitare. Ai pretendoi se gjatë protestave janë përdorur mjete të rrezikshme si molotovë dhe bomba artizanale, duke shkaktuar plagosjen e punonjësve të policisë.

“Kisha shumë kohë pa komentuar ndonjë protestë të opozitës. Deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka të vërtetë. Në Europë ka protestues anarkistë, ekstremistë, studentë, etj, tifozë huliganë, grupime lloj lloj, armatosen, djegin, plagosin punonjës policie, por që nga koha e partive të 100 viteve më parë në Gjermani dhe Itali, famëkëqijave, të cilat i paraprinë epokës së zymtë sa nuk thuhet të fashizmit dhe nazizmit ka vetëm një parti në Europë që ka në programin e saj pjesë të pandarë të ekzistencës ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri ndaj godinës së vetë, mobilizimin e paramilitarëve që deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, ndërsa sot janë mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që dalin me maska dhe presin sinjalin për të mbaruar punën që janë paguar duke hedhur molotovë duke mos u identifikuar nga kamerat.

Mercenarët u shfaqën sërish dhe bënë më shumë dëm, duke kaluar në hedhjen e bombave artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe duke plagosur edhe më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia. Plaku i lajthitur i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin në mediat e huaja gjasme çfarë po ndodh në Shqipëri, por është një degjenerim i pandalshëm. Rezultati është rrudhja e mëtejshme e një partie, një force nuk e di çfarë t’i thuash, një aradheje politike që nuk ka asnjë mision, por ka një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Vaj medet, pikë e zezë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI