Flash

Angelina Jolie drejt largimit nga SHBA: “Nuk e njoh më vendin tim"

Lapsi.al 16 February 2026
Angelina Jolie drejt largimit nga SHBA: “Nuk e njoh më vendin

Një kapitull i ri në jetën e Angelina Jolie mund të nisë larg Hollywood-it. Sipas burimeve pranë aktores, ajo ka pritur që binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç përpara se të realizojë një plan të menduar prej kohësh: zhvendosjen jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Angelina nuk ka dashur kurrë të jetojë me kohë të plotë në Los Anxhelos,” ka thënë një burim për People, duke shtuar se për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë me ish-bashkëshortin Brad Pitt, ajo ishte e detyruar të qëndronte në SHBA. Binjakët e saj më të vegjël, Vivienne dhe Knox, mbushin 18 vjeç më 12 korrik, çka i hap rrugën aktores për të ndërmarrë hapin e madh.

Sipas të njëjtit burim, Jolie po shqyrton disa destinacione jashtë vendit dhe do të jetë “shumë e lumtur” kur të mund të largohet nga Los Anxhelosi. Në një intervistë për The Hollywood Reporter në vitin 2024, ajo u shpreh se prioriteti i saj kryesor janë fëmijët.

“Kur ke një familje të madhe, dëshiron që ata të kenë privatësi, paqe dhe siguri,” deklaroi aktorja e “Eternals”. Ajo shtoi se planifikon të kalojë shumë kohë në Kamboxhia, vend me të cilin ka një lidhje të veçantë emocionale.

Jolie adoptoi fëmijën e saj të parë, Maddox, nga Kamboxhia në vitin 2002. Më vonë, ajo ka treguar se ky vend ndryshoi jetën e saj.

“Kamboxhia ishte vendi që më bëri të ndërgjegjshme për çështjen e refugjatëve,” ka thënë ajo, duke përmendur edhe angazhimin e saj me UNHCR.

Përveç Maddox, Jolie dhe Pitt adoptuan edhe Zahara dhe Pax, ndërsa kanë tre fëmijë biologjikë: Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Jolie ka qenë e hapur edhe për kritikat ndaj situatës aktuale në SHBA. Gjatë një paneli në Festivalin e Filmit në San Sebastián, ajo deklaroi: “E dua vendin tim, por në këtë moment nuk e njoh më.”

Aktorja ka shprehur më herët kundërshtimin e saj ndaj politikave të emigracionit të presidentit Donald Trump, duke theksuar se siguria kombëtare nuk duhet të vijë në kurriz të diskriminimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI