Flash

Pas fjalëve për familjen, Brooklyn reagon ndaj Gordon Ramsay

Lapsi.al 16 February 2026
Pas fjalëve për familjen, Brooklyn reagon ndaj Gordon Ramsay

Përplasja në familjen Beckham duket se ka sjellë një tjetër krisje. Brooklyn Beckham ka hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale mikun e vjetër të familjes, Gordon Ramsay, pas komenteve të këtij të fundit për martesën e tij dhe konfliktin me prindërit.

Sipas raportimeve, Ramsay vazhdon ta ndjekë Brooklyn në Instagram, por djali i madh i David Beckham dhe Victoria Beckham ka vendosur të distancohet pas intervistës së kuzhinierit për The Sun.

Në intervistë, Gordon u shpreh se Brooklyn mund të jetë “i verbuar nga dashuria” për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

“Është e vështirë, apo jo, kur je i dashuruar? Dashuria është e verbër. E thonë për një arsye,” deklaroi Ramsay, duke e quajtur situatën një “moment të vështirë”.

Ai shtoi se 26-vjeçari është “i dëshpëruar të qëndrojë në këmbët e veta”, por e këshilloi të mos harrojë prej nga vjen. “Një ditë nuk do t’i kesh më mamin dhe babain, dhe duhet ta kuptosh këtë,” u shpreh ai.

Ramsay, mik i afërt i familjes dhe i pranishëm në dasmën e Brooklyn dhe Nicola-s në Palm Beach në vitin 2022, mbrojti publikisht prindërit e tij.

“Victoria është e mërzitur, dhe me të drejtë,” tha ai, duke shtuar: “E di 24/7 sa shumë e do David Brooklyn-in.” Megjithatë, ai insistoi se marrëdhënia e tij me Brooklyn mbetet e mirë.

“Ne kemi shkëmbyer disa mesazhe. E dua – ka një zemër të jashtëzakonshme,” deklaroi Ramsay.

Sipas një burimi për Daily Mail, Brooklyn dhe Nicola “nuk duan asnjë kritikë” dhe nuk pranojnë komente negative për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se në janar, Brooklyn publikoi një deklaratë të fortë në Instagram ku theksoi se nuk dëshiron pajtim me familjen.

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po kontrollohem, po ngrihem për veten për herë të parë në jetën time,” shkroi ai, duke akuzuar prindërit për kontroll të narrativës në media dhe për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien e tij me Peltz.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI