Flash

Patinatorja holandeze fiton 1 milion USD pse tregoi recipetat në Lojërat Olimpike

Lapsi.al 16 February 2026
Patinatorja holandeze fiton 1 milion USD pse tregoi recipetat në

Sportistja holandeze e patinazhit të shpejtë Jutta Lierdam do të fitojë deri në 1 milion dollarë nga marrëveshja e saj me Nike, pasi u zhvesh për të zbuluar reçipetat sportive të bardha në Lojërat Olimpike Dimërore. 27-vjeçarja, e cila është e fejuara e Jake Paul, fitoi medalje ari dhe argjendi në Lojërat e Cortina-s, duke e rritur pasurinë e saj neto në mënyrë marramendëse.

Lierdam fitoi medaljen e artë në garën e patinazhit të shpejtë në 1,000 metra, duke vendosur një rekord olimpik. Menjëherë pas përfundimit, dukshëm e emocionuar, ajo hapi uniformën e saj të garës për të zbuluar të brendshmet e saj të bardha Nike.

Imazhi u bë shpejt viral dhe u shfaq në faqet e para të gazetave dhe mediat sportive online. Fotoja u ripostua edhe nga llogaria e Instagram-it të kompanisë, e cila ka 298 milionë ndjekës.

Sipas Frederik de Laat, themeluesit të kompanisë Branthlete, e cila është specializuar në reklamimin e atleteve femra, marrëveshja e Lierdam me Nike mund t'i sjellë asaj më shumë se 1 milion. "Me Nike, dyshoj se po flasim për 1 milion e lart", - i tha ai gazetës holandeze AD.

Jake Paul's fiancée Jutta Leerdam 'pockets $1m from flashing underwear at the Winter Olympics' - and her gold-medal tears are raking in the cash too! | Daily Mail Online

Ndërsa kryeredaktori i revistës “Quote”, Meindert Schoot tha se Leerdam e cila ka 6.2 milionë ndjekës, mund të fitojë rreth 1 cent euro për ndjekës për çdo postim të sponsorizuar në Instagram. Kjo përkthehet në rreth 62,000 € për çdo postim që paraqet Nike.

How to watch Jutta Leerdam live at Salt Lake City and Calgary World Cup 2025 - full schedule

Atletja holandeze është vënë gjithashtu në shënjestër edhe nga rrjeti holandez i shitjes me pakicë Hema. Pas fitores së saj, kur grimi i saj u shkatërrua për shkak të emocioneve, kompania promovoi lapsin e syve me mesazhin: "I papërshkueshëm nga uji, edhe me lot gëzimi". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI