Flash

Luante në oborrin e shkollës dhe e zunë poshtë inertet, fëmija në Spitalin e Traumës

Lapsi.al 17 February 2026
Luante në oborrin e shkollës dhe e zunë poshtë inertet,

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në mesdite ku një nxënës i shkollës 9-vjecare ‘Bajram Curri’ në Kukës ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Ngjarja është shënuar ne oborrin e shkollës, ndërkohë përballë saj po bëhet rikonstruksioni i plote i ish-shkollës së vjetër.

Fëmija ka qënë në oborr duke luajtur me top dhe ka tentuar të marrë topin që i kishte rënë pranë kanierit. Ndërkohë materiale inerte i kanë rënë nxënësit në trup. Ai është dërguar nga mësues dhe nxënës në urgjencën e spitalit te Kukësi. Me pas është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve, në zonën e punimeve mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe sot është bërë izolimi i plotë i kantierit. Ndërkohë, ngjarja ende nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukës.

Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:29

Parashikimi i motit: Vranësira e reshje shiu

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mën...

07:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI