Flash

Avokati i Thaçit: Prokuroria Speciale fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Lapsi.al 18 February 2026
Avokati i Thaçit: Prokuroria Speciale fshehu provat deri në dosjen

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka mbajtur fjalën e tij në ditën e fundit të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Misetiç deklaroi se ZPS ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare dhe tani po ndryshon paraqitje e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet.

Avokati tha se klienti i tij nuk mund të kundërshtojë prova të cilat as nuk janë paraqitur nga ZPS, por vetëm janë përmendur në kundërpërgjigjet e tyre. Misetic deklaroi se në vedn që të jepte shpjegime, prokuroria u përpoq të ndryshonte qasjen.

“Një problem tjetër tejet i madh është paraqitja e provave dhe argumentimi ligjor i ZPS, që e bëjnë duke fshehur provat deri në dosjen përfundimtare. ZPS po ndryshon paraqitjen e provave duke u përpjekur të mbushë boshllëqet. Ne i kemi analizuar poshtëshëinmet lidhur me dy takimet, ZPS pretendon se ka pasur shumë të tjera. Nuk mund të pritet që Thaçi të kundërshtojë prova, të cilat nuk janë paraqitur nga ZPS. Prokuroria nuk ka përmendur anjë prej takimeve, i ka përmendur vetëm në kundërpërgjiget e tyre. Në vend që të na japë shpjegime, ZPS u përpoq të ndryshonte qasjen e tij.  E vetmja mënyrë për të interpretuar qëndirmin e ZPS është që nuk e konsideron Zyrapin anëtar të ZPH-së. Zyrapi në asnjë moment nuk ka informuar që ka qenë i informuar për një politikë në shtabin e përgjithshëm”, tha Misetic.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI