Flash

Chivu kundër moralistëve: “Maradona bëri gol me dorë dhe askush nuk e kritikoi”

Lapsi.al 18 February 2026
Chivu kundër moralistëve: “Maradona bëri gol me dorë
Nëse Alessandro Bastoni bëri mea culpa për atë që ndodhi gjatë Inter-Juventus, kur simulimi i tij i qartë çoi në përjashtimin e Kalulu, Cristian Chivu – i ulur pranë tij në konferencën për shtyp para playoff-it të Champions kundër Bodo Glimt – zgjodhi të sulmojë, pa bërë asnjë hap pas, pasi ishte kritikuar për fjalët e thëna menjëherë pas ndeshjes së së shtunës.

Ç'tha Spalletti për Chivu: "Fjalë të papranueshme për Kalulu"

Chivu kishte thënë se Bastoni nuk kishte simuluar dhe se Kalulu e kishte prekur (“Për mua është një prekje e lehtë, por është prekje, duhet thënë dhe pranuar. Një lojtar me eksperiencë si Kalulu në disa rrethana duhet t’i mbajë duart në shtëpi”), fjalë ndaj të cilave Luciano Spalletti reagoi ashpër: “Ajo që më vjen keq është që një djalë i mirë si Pierre, pasi pësoi dy padrejtësi kaq kolosale, duhet të quhet budalla nga Chivu, sepse i thotë si duhet të sillet. Kjo është e vështirë të pranohet”.

Replika e Chivu: "Nuk më intereson kush flet për frustrim e nuk di të menaxhojë"

Kur sot iu kërkua llogari teknikut Chivu për këto deklarata, tekniku rumun tha: “Unë nuk i përgjigjem asaj që thonë të tjerët, them timen. Jam këtu për të thënë atë që shoh dhe mendoj. Nuk më intereson ajo që thuhet në vende ku ndoshta ka pak frustrim dhe nuk janë në gjendje ta menaxhojnë. Duhet pranuar se kritikat janë pjesë e lojës dhe se skuadra që është në krye është gjithmonë më e urryera dhe më e kritikuara”.

Chivu kujton golin me dorë të Maradonës: "Askush nuk e kritikoi"

Chivu rikthehet te goli me dorë i Maradonës: “Futbolli është kështu prej 50, prej 100 vitesh. Ka episode pro ose kundër dhe duhet ndalur së ankuari, duhet ndalur së bëri moralistin, kur këto gjëra ndodhin gjithmonë. Që nga koha e Maradonës, që bën gol me dorë dhe askush nuk e kritikoi”. Një goditje edhe për Napolin: “Edhe ne kemi pësuar një padrejtësi në Napoli – dhe e them për herë të parë – dhe askush nuk u ofendua”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI