Flash

FOTO/ Pritën 80 kg kokainë që erdhi nga Ekuadori, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

Lapsi.al 18 February 2026
FOTO/ Pritën 80 kg kokainë që erdhi nga Ekuadori, arrestohen 2

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë në afërsi të portit të Vigos në Spanjë, si pjesë e një organizate kriminale.

Ata u kapën me më shumë se 80 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori, gjatë një operacioni të përbashkët të Guardia Civil dhe Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore spanjolle.

Fshehën në kontejnerë 80 kg kokainë nga Ekuadori, arrestohen

Sipas autoriteteve spanjolle, droga ishte fshehur në një kontejner që kishte mbërritur nga Ekuadori.

Ngarkesa u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut në Doganën e Vigos dhe iu nënshtrua skanimit me rreze X, ku u konstatuan anomali në strukturën e sistemit të ftohjes së kontejnerit.

Fshehën në kontejnerë 80 kg kokainë nga Ekuadori, arrestohen

Gjatë operacionit, agjentët zbuluan 61 pako kokainë, si dhe materiale logjistike që dyshohet se do të përdoreshin për të nxjerrë drogën nga kontejneri, përfshirë çanta sportive, një shkallë të palosshme, mjete pune dhe telefona celularë.

Një kontroll i dytë me pajisje radiologjike portative zbuloi edhe nëntë pako të tjera të fshehura në sistemin e ftohjes, duke e çuar sasinë totale mbi 80 kilogramë.

Fshehën në kontejnerë 80 kg kokainë nga Ekuadori, arrestohen

Autoritetet spanjolle theksojnë se ky është sekuestrimi i dytë i madh i kokainës në portin e Vigos këtë vit, duke nënvizuar vigjilencën e shtuar ndaj rrjeteve transnacionale të trafikut të drogës.

Mediat spanjolle raportojnë se arrestimi i dy shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nxjerr në pah praninë e organizatave ballkanike në logjistikën e trafikimit të drogës në Galicia. /A2 CNN

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI