Flash

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Pse investitorët e huaj hezitojnë të vijnë

Lapsi.al 18 February 2026
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Pse investitorët e

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, gjatë një interviste në emisionin Oponencë në News24, theksoi se për të tërhequr investime të huaja, Shqipëria duhet të garantojë transparencë fiskale dhe stabilitet institucional.

Sipas Crawford, është thelbësore të kuptohet origjina e problemeve financiare që diskutohen publikisht, duke dalluar nëse bëhet fjalë për të ardhura të padeklaruara apo për shmangie taksash.

Crawford u ndal edhe te situata e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke theksuar se fakti që drejtuesi i kryeqytetit ndodhet në burg krijon pasiguri për investitorët e huaj.

Ai vuri në dukje probleme për Ministrinë e Infrastrukturës që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke nënvizuar se projektet strategjike dhe partneritetet me investitorët kërkojnë stabilitet dhe besueshmëri.

Crawford shtoi gjithashtu se Shqipëria ka potencial për të tërhequr investime, por vetëm nëse garanton transparencë, siguri ligjore dhe një klimë të qëndrueshme biznesi.

"Njerëzit që janë këtu, do të ikin, ata që kanë ardhur këtu dhe kanë hapur biznes, thonë se do të ikin. Unë jam këtu, por shumica janë larguar. Edhe kur isha kryetar i Dhomës, thoja pse nuk flasim me Diasporën t'u themi pse nuk investojnë.

Ata që vijnë janë turistë, bëjnë plazhe. Pse ata shqiptaro-amerikanë nuk vijnë të investojnë? Besoj është e rëndësishme të kuptojmë nga vijnë këto para? A janë banane e mollë që janë shitur që nuk do të paguajnë taksat. Nëse është dicla që lidhet me taksat, këto mund të falen. Ne duhet të kuptojmë nga vjen ky problem.

Investitorët mund të mos vijnë në Shqipëri. Ka probleme për Ministrinë e Infrastrukturës. Investitorët mund të presin që të zgjidhen problemet. Investitorët mund të preferojnë të shkojnë në vendet e tjera" - tha Crawford. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI