Flash

Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht në vendit tonë, arrest 25-vjeçari nga Sudani

Lapsi.al 18 February 2026
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht në vendit tonë,

Një 25-vjeçar nga Sudani është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Itinerari 3”, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Korçë kundër ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë, i riu, në bashkëpunim me persona të tjerë që dyshohet se ndodhen në Greqi, organizonte dhe ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri, përmes kufirit të gjelbër në zonën e Devollit, me destinacion vendet e BE-së.

Gjatë operacionit, dy emigrantë të parregullt u kapën në malin Moravë nga shërbimet e hetimit. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Ndërkohë, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do ...

08:18

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI