Flash

U rrit në vlerë por jo në përqindje, çpo ndodh me borxhin publik shqiptar

Lapsi.al 18 February 2026
U rrit në vlerë por jo në përqindje, çpo ndodh me

Borxhi i qeverisë qendrore po ndjek një prirje të dyfishtë në vitet e fundit, në raport me madhësinë e ekonomisë ai është në rënie të qëndrueshme, ndërsa në vlerë absolute vazhdon të rritet.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se stoku i borxhit publik, përfshirë garancitë arriti në fund të vitit 2025 në 53.04% e PBB, me ulje me 1.17 pikë për qind në krahasim me vitin 2024.

Nga ana tjetër detyrime në vlerë erdhën në rritje në rreth 1.40 trilionë lekë në vitin 2025 ose 36.5 miliardë  lekë ( 370 mln euro) 2.6 % më shumë se në 2024. Nga viti 2015 në një dekadë borxhi në vlerë është rritur me rreth 360 miliardë lekë ose 34 % më shumë, duke reflektuar nevojat e vazhdueshme të financimit të buxhetit.

Trendi në raportet me madhësinë e ekonomisë është në ulje të ndjeshme. Pas rritjes së fortë gjatë pandemisë, kur në vitin 2020 arriti në afro 74% të PBB-së, raporti borxh/PBB ka hyrë në një trajektore rënëse. Në vitin 2022 ai zbriti në 64%, në vitin 2023 në rreth 58%, në vitin 2024 në 54%, ndërsa në vitin 2025 parashikohet ra në rreth 53% të PBB-së. Krahasuar me vitin 2015, pesha e borxhit në ekonomi është ulur me rreth 19 pikë përqindje, duke treguar se rritja ekonomike ka qenë më e shpejtë se ritmi i huamarrjes.

E njëjta prirje vërehet edhe në përbërjen e borxhit. Si borxhi i brendshëm, ashtu edhe ai i jashtëm kanë pësuar rënie në raport me PBB-në gjatë viteve të fundit. Borxhi i brendshëm ka zbritur në rreth 31.5% të PBB-së në vitin 2025, ndërsa borxhi i jashtëm në rreth 21.6%

Fakti që ekonomia po rritet më shpejt se borxhi ka bërë që barra e tij të bjerë ndjeshëm. Kjo prirje zakonisht konsiderohet pozitive për stabilitetin fiskal, sepse tregon se pesha e borxhit mbi ekonominë po zvogëlohet, edhe pse qeveria vazhdon të marrë hua.

Ulja e borxhit në raport me PBB përmirëson perceptimin e tregjeve financiare dhe institucioneve ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo zakonisht përkthehet në kushte më të mira huamarrjeje, norma interesi më të favorshme dhe më shumë hapësirë për politika fiskale në raste krizash.

Ulja e borxhit po krijon  hapësirë fiskale që i jep  qeverisë më shumë fleksibilitet për të reaguar ndaj goditjeve të papritura, si krizat ekonomike, fatkeqësitë natyrore apo nevoja për investime strategjike,  pa rrezikuar destabilizimin e financave publike.

Megjithatë, fakti që borxhi vazhdon të rritet në vlerë absolute tregon se stabiliteti fiskal nuk është i garantuar automatikisht. Nëse rritja ekonomike ngadalësohet ose deficitet rriten, trendi mund të kthehet shpejt në të kundërt. /Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI