Flash

Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve dhe AKU: Nuk japin informacion

Lapsi.al 19 February 2026
Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve dhe AKU: Nuk

Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sot padi ndaj ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe AKU-së për shkak se nuk japin informacion. Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe theksoi se këto institucione kanë tejkaluar çdo afat për të dhënë përgjigje.

Po ashtu Braçe, ka kërkuar nga Kuvendi se përse nuk po mbahet seanca pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, të kërkuar prej më shumë se 2 javësh.

'Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla “Edit Durham” edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion. Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4. 1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë. Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion. Kam mnjë seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion,' tha Braçe.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI