Flash

Jim Curtis zbulon sekretin e lidhjes së tij me Jennifer Aniston

Lapsi.al 19 February 2026
Jim Curtis zbulon sekretin e lidhjes së tij me Jennifer Aniston

Jim Curtis ka folur hapur për mënyrën si menaxhon marrëdhënien me të dashurën e tij, Jennifer Aniston, duke theksuar se “riparimi” i konflikteve është çelësi i një lidhjeje të qëndrueshme.

Gjatë podcast-it Ced with Intention, të publikuar më 12 shkurt, eksperti i shëndetit dhe mirëqenies u shpreh se marrëdhëniet ndërpersonale janë arsyeja kryesore e ekzistencës sonë.

“E vetmja arsye pse jemi në këtë tokë janë marrëdhëniet. Riparimi është pjesë e saj,” tha ai.

Curtis, i cili u lidh për herë të parë publikisht me aktoren e Friends në korrik 2025, tregoi se ai dhe partnerja e tij kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi dhe, si çdo çift, përballen me momente tensioni.

“Mund të rrimë të heshtur, të zemëruar, të largohemi nga shtëpia… ose mund të themi ‘kjo ndodhi, më fal’ dhe ta riparojmë situatën,” u shpreh ai.

Sipas Curtis, çelësi është që të dy partnerët të jenë emocionalisht të hapur dhe të gatshëm të punojnë mbi veten.

“Nuk mund të të rregulloj unë ty, as ti mua. Por duhet të jemi dakord si do t’i trajtojmë situatat,” tha ai.

Thashethemet për romancën mes Curtis dhe Aniston nisën në korrik 2025, kur ata u panë së bashku në Mallorca, Spanjë. Çifti e zyrtarizoi lidhjen në Instagram në nëntor, me një postim romantik nga aktorja për ditëlindjen e tij.

Sipas burimeve pranë çiftit, aktorja ndihet “shumë e lumtur dhe e qetë” në këtë marrëdhënie, e cilësuar si “më e pjekura” që ka pasur ndonjëherë.

 

Të këshilluara

Shia LaBeouf thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans. Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publ...

17:47

Ndahet nga jeta aktori i "The Godfather"

Aktori i njohur dhe fituesi i çmimit Oscar, Robert Duvall, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, pë...

20:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI