Flash

Rama i drejtohet Trump: Prokurori që ju përndoqi juve, e ndaloi brutalisht Thaçin

Lapsi.al 19 February 2026
Rama i drejtohet Trump: Prokurori që ju përndoqi juve, e ndaloi

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalimin e tij në takimin që po mbahet në Bordin e Paqes, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të reagojë lidhur me Gjykatën Speciale.

Rama gjatë fjalës së tij, ka thënë edhe se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ndaluar të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në ‘’mënyrë brutale’’, gjë e cila ishte bërë nga prokurori Jack Smith, përcjell Gazeta Express.

Për këtë të fundit, Rama ka theksuar se është i njëjti që e ka përndjekur edhe presidentin Trump.

‘’Me lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë së kurrë drejt një marrëveshje paqeje. Presidenti i Kosovës, që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale, për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump, dhe për këtë u bë i famshëm botërisht’’, ka shtuar ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI