Flash

Berisha: Dënoj me forcën pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë

Lapsi.al 20 February 2026
Berisha: Dënoj me forcën pushtimin e vakëfit dhe të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dënon me forcë të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga uniformat blu.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i opozitës u shpreh se, përveç nderimit të madh për ata që falin namazin, nuk do ketë trazira nga protestuesit. Sipas tij, forma si mund të reagojë policia e shtetit nuk është përgjegjësi e opozitës apo e demostruese.

"Edhe njëherë, për të gjithë ata që agjërojnë, nderimin dhe respektin tim më të madh. Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë dhe kërkoj që njeri prej tyre të mos shkelë në territorin e vakëfit dhe të xhamisë. Protestuesit, absolutisht, përveç nderimit më të madh për ata që falin namazin në xhami, nuk mund të kenë asgjë tjetër. Ata që hyjnë me uniforma, ata që përdorin territorin kundër protestuesve paqësorë, ata në ferr do përfundojnë, në xhehenem, atje e kanë vendin. Ata kryejnë një akt dy herë më të rëndë. Prandaj, ne u shprehim respektin më të madh, se çfarë bëjnë banditët, ajo nuk është përgjegjësia jonë. Por ne do i çlirojmë shqiptarët edhe nga këta banditë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI