Flash

Egnatia godet në shtesë: VAR i heq Dinamos penalltinë, Dajsinani i shpëton kartonit

Lapsi.al 20 February 2026
Egnatia godet në shtesë: VAR i heq Dinamos penalltinë, Dajsinani

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe moralin. Rrogozhinazit mposhtën 1-0 një rival direkt për “Final 4” siç është Dinamo. Një fitore minimale, që erdhi vetëm në minutat shtesë pas një ndeshjeje shumë të luftuar mes dy skuadrave. Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme për të shmangur humbjen. Vendasit i shkuan më pranë golit, pasi dominuan në lojë, dhe ato pak raste të krijuara i shpërblyen vetëm në fund. Ndërkohë, Dinamo është e zhytur në një krizë të thellë. Kryeqytetasit rrezikojnë seriozisht të humbasin vendin që kanë aktualisht në katërshen e parë.

Tetova: E kërkuam fitoren deri në fund

Goli në shtesë nuk ka ardhur i beftë për teknikun Edlir Tetova: “Është shumë i rëndësishëm, e kërkuam dhe merituam në pjesën e dytë atë gol. Ishim në ½ e Dinamos, e merituam sepse e kërkuam golin deri në fund.  Vrapuam shumë, ishim vonë në presing. Dhe nëse 3 sulmuesit para e bënin mirë, ishim vonë në mbrojtje. Dhe në dyfishime. Ndërhymë në pjesën e dytë dhe pastaj mendoj se çdo gjë foli për neve. Duhet të ndërhymë më shpejt, idea ime është për ndërrimin e sistemit. Jemi para 10 ndeshjeve decizive, nuk më pëlqen të jem i lexueshëm nga kundërshtari".

Ilir Daja: Bëmë të pamundurën për të marrë pikë në Rrogozhinë

Ndërkohë trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka theksuar se ekipi i tij u ndëshkua nga Egnatia vetëm në minutat e fundit. Sipas tij  kjo e ndikuar edhe nga dëmtimet dhe mungesat e lojtarëve kryesorë. Ai tha se skuadra kishte rastet e veta. Por mungesa e efikasitetit në pasin e fundit dhe ndërrimet e detyruara ndikuan në rezultat. Dita dhe Guindo u tërhoqën për shkak të dëmtimeve, ndërsa lojtarët e rinj nuk ishin ende të konsoliduar në manovra. Dinamo luajti mirë, por ndërrimet në pozicione jonatyrale e vështirësuan manovrën dhe krijuan avantazh për vendasit. Daja shprehu shqetësim për dëmtimin e Ditës. Ai theksoi se futbolli mund të dënojë edhe në minutën e fundit, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës.

[video width="758" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6998be58d8423.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI