Flash

Emily Ratajkowski konfirmon romancën me Romain Gavras

Lapsi.al 20 February 2026
Emily Ratajkowski konfirmon romancën me Romain Gavras

Modelja Emily Ratajkowski ka konfirmuar zyrtarisht romancën e saj të re me regjisorin francez Romain Gavras

Përmes rrjetit social, Instagram, Emily publikoi  foton e parë romantike ku Gavras shihet me krahët rreth Ratajkowski-t, ndërsa ajo mban në dorë një gotë verë. Në imazhe të tjera, çifti shfaqet duke pozuar në dëborë, si dhe të veshur elegant në një ambient darke.

Postimi ishte pa përshkrim, por fansat reaguan menjëherë me komente mbështetëse dhe urime për dashurinë e re të modeles.

Më herët, Ratajkowski është përfolur për romanca me emra të njohur si Harry Styles, Eric André, Pete Davidson dhe DJ Orazio Rispo.

Ajo ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard nga viti 2018 deri në vitin 2022. Ish-çifti kanë një djalë 4-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Nga ana tjetër, Gavras ishte më parë në një lidhje me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Dyshja u panë së bashku për herë të parë në fillim të vitit 2023 dhe u ndanë në fund të atij viti.

Aktualisht, Dua Lipa është e fejuar me aktorin Callum Turner, lidhje të cilën e konfirmoi publikisht në vitin 2025.

 

Të këshilluara

Shia LaBeouf thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans. Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publ...

17:47

Ndahet nga jeta aktori i "The Godfather"

Aktori i njohur dhe fituesi i çmimit Oscar, Robert Duvall, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, pë...

20:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI