Flash

Ish-deputetja e PD-së: Më qëlluan me plumb gome në kokë nga kryeministria

Lapsi.al 20 February 2026
Ish-deputetja e PD-së: Më qëlluan me plumb gome në kokë

Përfaqësues të opozitës ngritën sot sërish pretendimin se policia ka përdorur plumbat e gomës ndaj qytetarëve në protestën e kësaj të premteje. Kandidatja për deputete e PD në qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti tha se dyshonte që ishte qëlluar me plumb gome në kokë.

“Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalimin, kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asgjë, nga pozicioni ku jam qëlluar do ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë. Unë isha në të majtë të skenës. Pas mjekimit, do vazhdoj protestën. Asgjë s’na ndal neve”, - tha kandidatja për deputete e PD-së.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

“E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë për deputete, protestuesen me paqësore, por këta po telkalojnë çdo vijë të kuqe, do marrin ndëshkim shembullor për këtë qëndrim që mbajnë.

Protesta nuk mbyllet këtu, do vazhdojë dhe kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësor, do përballen me ndëshkimin”, - tha Berisha. /LAPSI.al

FOTO/ Policia qëllon me plumb gome kandidaten për deputete në Shkodër

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI