Flash

Reagon PD: E paprecendentë, policia mbyti qytetarët me gaz lotsjellës

Lapsi.al 20 February 2026
Reagon PD: E paprecendentë, policia mbyti qytetarët me gaz

Pak çaste më parë Partia Demokratike ka bërë një deklaratë për situatën e krijuar nga hedhja e gazit lotsjellës nga policia në protestën e opozitës.

"Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike" - thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të PD. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI