Flash

PAMJET/ Policë civilë me kapuçë të zinj "rrëmbejnë" qytetarin në rrugë

Lapsi.al 20 February 2026
PAMJET/ Policë civilë me kapuçë të zinj

Efektivë të shumtë civilë të policisë u pozicionuan pranë selisë së PD-së pasi protestuesit dhe drejtuesit e PD-se ishin kthyer në seli pas protestës para kryeministrisë. Me kapele dhe me maska ata prisnin pranë selisë blu për të kryer arrestime.

Mediat transmetuan "rrëmbimin" e një qytetari nga një grup civilësh të cilët rrinin në gadishmëri.

Grupi i policëve civilë me kapele dhe me shall në fytyrë ose të maskuar, ishte vendosur pranë ETC, përballë selisë PD. Një grup prej 6 – 7 efektivësh civilë kapën një qytetar dhe e shoqëruan me forcë drejt makinës së policisë.

Efektivët përpiqen të mbulojnë fytyrën me qëllim që të mos identifikohen nga kamera. Në prononcim qytetari u shpreh: "Nuk jam protestues. Po më shoqërojnë pa të drejtë".

Pyetjes së gazetarit të Syri TV nëse u identifikuan si punonjës policie para qytetarit që e arrestuan dhe nëse i lexuan të drejtat qytetarit, efektivët civilë nuk u përgjigjën por vijuan rrugën drejt makinës së policisë ku e futën qytetarin për ta shoqëruar drejt komisariatit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI