Flash

Reshje bore dhe temperatura të ulëta, bllokohet Qafë Thorja nga ortekët

Lapsi.al 20 February 2026
Reshje bore dhe temperatura të ulëta, bllokohet Qafë Thorja nga

Mëngjesin e sotëm në zonën e tuneleve në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor.

Reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritjen e temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore.

Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar nga ortekët, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Temperaturat në rritje dhe sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren e shtojnë mundësinë e aktivizimit të mëtejshëm të ortekëve. Strukturat përkatëse janë në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI