Flash

Parlamenti votoi katër nga pesë propozimet e Këshillin Mbikëqyrës të BSh-së

Lapsi.al 20 February 2026
Parlamenti votoi katër nga pesë propozimet e Këshillin

Parlamenti ka votuar katër nga pesë propozimet e ardhura për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke shtyrë votimin për një nga kandidatët.

Me votim të fshehtë është votuar kandidatura e ish-deputetit të PD-së, Selami Xhepa si anëtar i këtij Këshilli me 74 vota pro dhe 16 kundër.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka marrë 72 vota pro, 1 abstenim dhe 19 kundër. Edhe në këtë votim, socialistëve duket se u kanë rrjedhur 3 vota, pasi në votimet e hapura të projektligjeve kishin 75 deputetë në Parlament.

Votimi është shtyrë për Matilda Shehun, ndërsa ish-ministri Ervin Mete ka marrë 74 vota pro, 0 abstenim dhe 17 kundër. Socialistët kanë votuar gjithashtu me 73 vota pro Jonida Shehun, ndërsa 18 deputetë kanë votuar kundër.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI