Flash

Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve

Lapsi.al 20 February 2026
Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë

Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve familjare, Ilir Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për ta kontaktuar kanë qenë të pasuksesshme. Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë.

Mbrëmjen e djeshme, 19 shkurt, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë.

Familja kërkon ndihmë nga policia dhe iu bën apel qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë. Ilir Kurti mësohet se është i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ai jetonte me nënën e tij në Skrapar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI