Flash

Mjetet e rënda dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë as në aksin Maliq-Gramsh

Lapsi.al 21 February 2026
Mjetet e rënda dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë as

Prefektura e qarku Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë. Autoritetet bëjnë me dije se do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, mësohet se policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve në Maliq. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi.

Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri. Bëhet fjalë për qindra mjete të cilët po i drejtohet Tiranës, ku mes tyre ka familjarë dhe fëmijë.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, Drejtoria Qëndër-Lindje, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Korçë për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, informojmë qytetarët se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.

Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë. Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë. Strukturat e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI