Flash

Radhë kilometrike trafiku në juglindje, plasaritet edhe aksi alternativ Maliq–Gramsh

Lapsi.al 21 February 2026
Radhë kilometrike trafiku në juglindje, plasaritet edhe aksi

Bllokimi pa afat i aksit Librazhd–Prrenjas ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh, pasi rrëshqitjet e dherave rrezikojnë shembjen e urës në zonë. Kreu i ARRSH-së u ka bërë thirrje qytetarëve ta shmangin këtë segment për të mos mbetur të bllokuar, ndërsa zyrtarisht është rekomanduar përdorimi i itinerarit alternativ Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e situatës.

Por edhe aksi alternativ Maliq–Gramsh po përballet me dëmtime serioze. Në disa segmente janë shfaqur plasaritje të thella në trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Kjo rrugë, që aktualisht mbetet lidhja e vetme e hapur mes juglindjes, Elbasanit dhe Tiranës, ka pasur probleme edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për sigurinë dhe lëvizjen në këtë zonë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI