Flash

Bllokohet totalisht aksi Librazhd - Përrenjas/ Në urë s'lejohen as këmbësorët

Lapsi.al 22 February 2026
Bllokohet totalisht aksi Librazhd - Përrenjas/ Në urë

Situata në segmentin rrugor Librazhd - Përrenjas në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është përkeqësuar. Rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë. Kjo ka rritur rrezikun për automjetet dhe qarkullimin e qytetarëve.

Autoritetet kanë ndaluar plotësisht qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve të emergjencës si zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, por rreziku i shembjes është aktiv. Kjo i ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. Sipas informacion...

15:45

Plagosje me armë në Gjirokastër

Policia e Shtetit Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç,...

12:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI