Flash

Dygolëshi i Sidibe përmbys Maksutin: Partizani fiton në Vlorë e arrin Dinamon

Lapsi.al 22 February 2026
Dygolëshi i Sidibe përmbys Maksutin: Partizani fiton në

Partizani arriti një fitore dramatike 1-2 në transfertë ndaj Flamurtarit. Kjo ishte një nga sfidat më spektakolare të javës së 25-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë përmbysën rezultatin falë dopietës së Sidibe. Gjithashtu portieri Pano Qirko u shndërrua në hero në fund me një penallti të pritur.

Sfida u zhbllokua herët nga vendasit, me Maksutin që realizoi një supergol nga distanca në minutën e 8-të. Reagimi i Partizanit erdhi në fundin e pjesës së parë. Sidibe fitoi dhe shndërroi në gol një penallti të akorduar pas rishikimit me VAR nga arbitri Bastari.

Në fraksionin e dytë, përmbysja u kompletua sërish nga Sidibe që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen vlonjate. Flamurtari pati shansin e artë për të barazuar me Herald Markun, pas një tjetër penalltie të dhënë me ndihmën e VAR-it. Por Qirko ndali goditjen nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren e të kuqve.

Me këtë fitore, Partizani barazon me pikë Dinamon në vendin e katërt. Flamurtari mbetet i fundit në renditje me 20 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Kërnaja: “Sakrifikuam për ekipin, penalltia ishte marrëveshje mes lojtarëve”

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shpreh i kënaqur pas fitores ndaj Flamurtarit, duke theksuar se skuadra po kalon një moment pozitiv dhe në rritje. Ai vlerësoi sakrificën e lojtarëve, të cilët luajtën edhe në pozicione jo natyrale për të mirën e grupit, ndërsa zbuloi se ndeshja ishte përgatitur me kujdes për të shfrytëzuar epërsinë numerike me Sidibe. Kërnaja pranoi se fundi ishte i vështirë, por theksoi se energjitë duhen menaxhuar, sidomos me disa mungesa dhe lojtarë që agjërojnë. Sa i përket episodit të penalltisë, ai sqaroi se nuk pati kaos, por një bisedë mes futbollistëve për ekzekutuesin. Trajneri nënvizoi gjithashtu kujdesin për Skukën pas derbit dhe bashkëpunimin me stafin mjekësor. Në fund, ai i uroi shërim të shpejtë Morieros, duke e cilësuar një vlerë për kampionatin.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/699b31aeab811.mp4"][/video] [video width="686" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/699b2e00dc9b8.mp4"][/video] [video width="678" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/699b24dc51be5.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI