Flash

Penallti me VAR e dy shtylla, Maçolli i jep fitoren Teutës e fundos Tiranën

Lapsi.al 22 February 2026
Penallti me VAR e dy shtylla, Maçolli i jep fitoren Teutës e fundos

Skuadra e Teutës ka triumfuar ndaj Tiranës me rezultatin 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Superiores, i luajtur në “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë i përkiste më shumë Tiranës, ku Tabeku pati rastin më të mirë për të zhbllokuar ndeshjen. Por në pjesën e dytë, Teuta e trajnerit Enkelejd Dobi dominoi lojën, duke treguar më shumë dëshirë për fitoren.

Skuadra durrsake goditi traversën me Maçollin dhe pati edhe një shtyllë. Si dhe humbi një rast të pastër me Arifin, duke treguar kontroll të plotë në pjesën e dytë. Goli i fitores erdhi në minutën e 87-të. Maçolli shënoi nga penalltia dhe vendosi ndeshjen.

Me këtë rezultat, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të tabelës, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Ndërkohë, Teuta ndodhet vetëm 3 pikë larg Dinamos, skuadrës që mban vendin e katërt.

Dobi: “Fitorja ndaj Tiranës na jep qetësi, fokus te Flamurtari”

Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, u shfaq i kënaqur pas fitores 0-1 ndaj Tiranës, duke theksuar se objektivi i radhës është triumfi me Flamurtarin. Ai vlerësoi interpretimin e lojtarëve, veçanërisht pjesën e dytë, ku Arifi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, dhe shprehu pakënaqësi për rastin e vetëm që i la Tiranës. Dobi theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe agresivitetit në lojë, si dhe besimin që drejtuesit i dhanë ekipit. Sipas tij, puna dhe disiplinimi japin kënaqësi, ndërsa skuadra ka mbajtur strukturat dhe ka qenë konsistente. Ai vuri në dukje se ndeshja mund të ishte mbyllur me një rezultat më të lartë, por penalltia solli fitoren e merituar. Trajneri paralajmëroi për kujdes dhe këmbëngulje në ndeshjen e ardhshme, duke ruajtur fokusin për sezonin.

[video width="666" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/699b10479c83a.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI