Flash

Zgjedhja e Presidentit, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Lapsi.al 22 February 2026
Zgjedhja e Presidentit, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Në kohën kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Kosovës sipas afateve kushtetuese, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.

Kryeministri Kurti falënderoi liderin e opozitës për bashkëpunimin e mëparshëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.

“Gjatë takimit u diskutua nevoja për bashkëpunim mes deputetëve për të siguruar votim të suksesshëm, duke pasur parasysh se nevojiten së paku 2/3 e votave të Kuvendit në seancë,” thuhet në njoftim.

Sipas Kryeministrisë, Hamza ka theksuar gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror dhe kombëtar.

“U diskutua gjithashtu për zhvillimet politike në vend dhe më gjerë, si dhe për nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për të cilën kanë mbetur vetëm 10 ditë sipas afateve kushtetuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kreministrit.

Kryeministri Kurti të hënën më 23 shkurt, do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar./ RTK

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI