Flash

Ankesa për Diellan, Gjykata rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha

Lapsi.al 23 February 2026
Ankesa për Diellan, Gjykata rrëzon kërkesën e aktores Anila

Gjjykata Administrative rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha për sigurimin e padisë, pra ‘pezullimin’ e ‘Diellës’ - të cilën Rama e ka emëruar ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale - derisa çështja të zgjidhej në themel.

Aktorja e Teatrit Kombëtar paditi qeverinë se imazhi dhe zëri i saj që janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’ pa pëlqimin e saj, e kjo i ka sjellë ngacmime në internet dhe vëmendje të padëshiruar në rrugë.

Aktorja deklaroi se vitin e kaluar kishte lejuar përdorimin e imazhit të saj për të krijuar një asistente virtuale me inteligjencë artificiale për një faqe interneti qeveritare, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të merrnin dokumente shtetërore, por jo për t’u paraqitur si një politikane virtuale në ekipin e kryeministrit.

“Njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin, tani më urrejnë edhe mua” deklaronte ajo.

Qeveria mohon se ka përdorur imazhin e saj në mënyrë të papërshtatshme.

Imazhi publik i qeverisë shqiptare është goditur që prej dhjetorit, pasi një njësi e posaçme e prokurorisë ngriti akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për ndërhyrje në tendera për projekte infrastrukturore, akuza të cilat ajo i mohon.

Imazhi i Diellës shfaqet në rreshtin e parë të listës së kabinetit në faqen e internetit të qeverisë, pranë fotografive të Ramës dhe Ballukut.

Në shqyrtimin e çështjes avokati i saj, Aranit Roshi, tha se Bisha po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI