Flash

Gaz Bardhi del nga mbledhja për Ballukun, tregon çfarë thanë prokurorët

Lapsi.al 23 February 2026
Gaz Bardhi del nga mbledhja për Ballukun, tregon çfarë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK po kërkon arrestimin.

Bardhi: Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku. SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut. Prokoruroia tha se kur u kërkua ndaj Ballukut masa e masave ndaluese, ajo rrezikonte dënim në maksimum deri në 10 vite burg, sot që flasim u shprehën prokurorët nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura ajo rrezikon në maksimum 35 vite burg. Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj. Prokurorët në një dëshmi tronditëse i kanë vendosur në dispozicion këshillit të mandateve provat konkrete se si Balluku përmes dy formave, të fortëve që kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku dhe forma e dytë përmes zyrtarëve anëtarë të kabinetit të Balluku që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët atyre që dëshmonin ndaj Ballukut dhe më pas i kanë ofruar edhe para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI