Flash

Gjykata Speciale reagon ndaj deklaratave të Ramës

Lapsi.al 23 February 2026
Gjykata Speciale reagon ndaj deklaratave të Ramës

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, nuk pranojnë të komentojnë deklaratën e kryeministrit Rama, bërë në Bordin e Paqes, pak ditë më parë. Interesimit të MCN TV, Dhomat e Specializuara iu përgjigjën:

"Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera."

Javën e kaluar, në takimin e parë të Bordit të Paqes, që u mbajt më 19 shkurt, kryeministri Rama u ndal te procesi që vijon në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington, ku do të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo "u bë nga ai prokuror sikar (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht."

Rama tha se Gjykata e Hagës ka dështuar në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike, ndërsa iu drejtua presidentit amerikan me kërkesën "le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish."/MCN

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI