Flash

Loftus-Cheek i rikrijojnë nofullën: do përdorë edhe pipëz, çfarë do të mund të hajë

Lapsi.al 23 February 2026
Loftus-Cheek i rikrijojnë nofullën: do përdorë edhe
Ruben Loftus-Cheek është operuar sot pas traumës së rëndë në fytyrë me frakturë të procesit alveolar të nofullës, të pësuar në minutat e para të Milan-Parma. Përplasja me portierin Corvi bëri që mesfushori kuqezi të përfundonte në tokë dhe më pas të transportohej me barelë jashtë fushe. Ndërhyrja, siç komunikoi Milani, ka rezultuar plotësisht e suksesshme. Për t’u ushqyer, Loftus do të përdorë edhe ndihmën e një pipëze, pasi fillimisht do të mund të konsumojë vetëm lëngje ose ushqime të buta dhe kremoze si kos apo akullore. Megjithatë, nuk do të duhet domosdoshmërisht të përdorë vetëm pipëzën për t’u ushqyer, siç ndodh shpesh pas ndërhyrjeve që kërkojnë bllokimin e përtypjes për shkak të frakturës së mandibulës. Në këtë rast, anglezi në ditët e para do të mund të pijë, të hajë kos apo akullore, por ndërhyrja nuk ka qenë e tillë që të parashikojë ushqyerje vetëm përmes pipëzës. Fakti mbetet se lojtari vjen pas një përplasjeje jashtëzakonisht të dhunshme, e cila – në mënyrë paradoksale – nuk është konsideruar faull. Sipas ekzaminimeve të kryera, Loftus-Cheek nuk ka pësuar traumë kraniale me tronditje të trurit dhe as humbje ndjenje, por goditja ka shkaktuar frakturë të dhëmbëve të sipërm dhe të kockës alveolare maksilare.

Lexo më tej: Milan i tërbuar, goli i kontestuar i Troilo i dënon: bie Napoli, Inter drejt titullit

Një dëmtim jo i lehtë që e detyroi Milanin të kryente ndërhyrjen kirurgjikale pikërisht sot. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë, edhe pse Allegri do të jetë pa lojtarin për rreth 8 javë, pra dy muaj, siç theksohet në komunikatën zyrtare të kuqezinjve.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dickson Jackson (@dicksonjackson_)

Deklarata e Milan “AC Milan njofton se Ruben Loftus-Cheek, gjatë ditës së djeshme, ka pësuar një traumë të rëndë faciale që ka shkaktuar frakturën e procesit alveolar të nofullës. Futbollisti është shtruar në repartin e Kirurgjisë Maksilo-Faciale dhe Klinikës Odontoiatrike të ASST Santi Paolo e Carlo, ku sot iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga dr. Luca Autelitano. Operacioni i reduktimit dhe stabilizimit të frakturës ka rezultuar plotësisht i suksesshëm. Ruben është mirë dhe tashmë është lënë i lirë. Koha e rikuperimit të parashikuar është rreth tetë javë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI