Flash

Chris Hemsworth flet për largimin nga Hollywood

Lapsi.al 24 February 2026
Chris Hemsworth flet për largimin nga Hollywood

Aktori Chris Hemsworth e ka cilësuar rikthimin nga Hollywood-i në Australi si “vendimin më të mirë” të jetës së tij.

Aktori i filmit Crime 101 tregoi në podcastin SmartLess se ai dhe familja e tij nuk po e shijonin jetën në Los Angeles, sidomos për shkak të paparacëve dhe stilit të jetesës atje. Sipas tij, momenti vendimtar erdhi rreth kohës kur lindën djemtë e tij.

Hemsworth dhe bashkëshortja e tij, Elsa Pataky, me të cilën u martua në vitin 2010, u zhvendosën në një fermë të madhe në Australi, ku po rrisin tre fëmijët e tyre larg vëmendjes së vazhdueshme mediatike.

“Kur kthehem nga puna, ndihem sikur po shkoj me pushime. Shtëpia për mua është si një festë,” u shpreh ai, duke përmendur jetën mes kuajve, motorëve dhe surf-it.

Aktori, i njohur globalisht për rolin e tij si Thor në universin Marvel – përfshirë filmat Thor, The Avengers dhe Avengers: Endgame – u rrit rreth 20 minuta larg Melburnit, mes natyrës dhe aventurave me vëllezërit e tij, Liam Hemsworth dhe Luke Hemsworth.

Para se të bëhej i famshëm, Hemsworth zbuloi se puna e tij e parë ishte riparimi i pompave të qumështit për foshnja për kompaninë Fisher & Paykel.

Karriera e tij nisi me role të vogla në televizionin australian, përfshirë serialin Home and Away, ndërsa fama globale erdhi me filmin The Cabin in the Woods dhe më pas me rolin ikonik në Marvel.

Në vitin 2024, ai u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, ku falënderoi publikisht bashkëshorten për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se asnjë sukses nuk do të kishte kuptim pa të në krah.

Të këshilluara

BAFTA Awards 2026: Lista e plotë e fituesve

Britania ka shpallur filmat më të mirë të vitit në edicionin e 79-të të British Academy Film Awards, duke kurorëzuar si fitues absolut trilerin One Battle After...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI