Flash

“Do të të fundos!” – Ioan Gruffudd rrëfen kërcënimet e ish-gruas

Lapsi.al 24 February 2026
“Do të të fundos!” – Ioan Gruffudd rrëfen

Ioan Gruffudd ka dëshmuar në gjykatë se ish-bashkëshortja e tij, Alice Evans, e ka kërcënuar se do t’ia shkatërronte karrierën duke bërë akuza të rreme dhe “shpërthyese” kundër tij.

Aktori i filmit Fantastic Four ka nisur procesin gjyqësor për të rinovuar urdhrin e mbrojtjes që ai dhe bashkëshortja e tij e re, Bianca Wallace, kanë ndaj Evans. Ata pretendojnë se ajo i ka përndjekur dhe i ka sulmuar publikisht në rrjete sociale.

Sipas raportimit të Daily Mail, Gruffudd deklaroi në gjykatë se ish-bashkëshortja e tij kishte kërcënuar se do bëhej si  “Amber Heard", duke iu referuar rastit të famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard, ku Depp fitoi padinë për shpifje ndaj Heard në vitin 2022.

Ai pretendoi se gjatë një incidenti, pasi kishte çuar në shtëpi vajzat e tyre, Ella (16) dhe Elsie (12), Evans e kishte sharë me zë të lartë dhe kishte thënë se do ta shkatërronte, madje kishte bërë insinuata të rënda për sjellje të papërshtatshme ndaj fëmijëve. Gruffudd tha se ajo e kishte akuzuar për pedofili, përdorim droge dhe sjellje të çrregullt.

“Ajo më tha: ‘Nuk do të jesh më aktor, do të përfundosh duke lypur para’,” dëshmoi ai, duke shtuar se ishte i shqetësuar se mund të krijohej një skandal publik “më i madh se Brad dhe Angelina”.

Ai gjithashtu pretendoi se kërcënimet ishin shtrirë edhe ndaj Wallace, duke thënë se Evans kishte paralajmëruar se do të sajonte një krim të rremë për ta futur në telashe ligjore dhe madje për ta dëbuar nga vendi.

Çifti u nda në vitin 2021 dhe divorci u finalizua në 2023. Në vitin 2022, Gruffudd mori një urdhër mbrojtjeje trevjeçar ndaj Evans, të cilin tani po kërkon ta zgjasë. Ndërkohë, në korrik 2024, Evans i është drejtuar gjykatës duke pretenduar se ndodhet në vështirësi financiare dhe ka kërkuar rritje të pagesave për mbështetje financiare dhe fëmijët.

 

Të këshilluara

BAFTA Awards 2026: Lista e plotë e fituesve

Britania ka shpallur filmat më të mirë të vitit në edicionin e 79-të të British Academy Film Awards, duke kurorëzuar si fitues absolut trilerin One Battle After...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI