Flash

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, GJKKO thërret Noizyn në proces!

Lapsi.al 24 February 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, GJKKO thërret Noizyn në proces!

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake në ngarkim të Laert Haxhiut, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, si “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, etj.

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.

“…kur doli një video në ‘TikTok’ ku shihej se kishin rrahur Kleviol Ahmetin (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonuan nëna dhe motra e tij dhe i treguan se u ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe ai porositi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, me pretendimin se rrahja që i ishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e tij.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI