Flash

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm

Lapsi.al 24 February 2026
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, mbahet sot seanca në Apelin e

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 do të mbahet seanca për Erion Veliajn, i cili ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Ndërkohë mësohet se Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”.

Veliaj kundërshton vendimin e marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal.

Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e prishjes apo manipulimit të tyre.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumicën e akuzave e përbën korrupsioni pasiv i kryer sipas SPAK në 9 raste. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste.

 

Të këshilluara

Kapet me køkainë shqiptari në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Breshia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Aksioni nga patrullat ka q...

10:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI