Flash

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë

Lapsi.al 25 February 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, Konfindustria: Goditja më e

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas, që vijon prej pesë ditësh tashmë, duke e cilësuar situatën si goditjen më të rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Konfindustria kërkon që qeveria dhe SPAK të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe sa më të shpejta në kohë, pasi ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjendjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim.

Më tej, Konfindustria thekson se goditja ekonomike-financiare është me pasoja edhe më të rënda, nëse vlerësohet, se rrezikohet në afatgjatë i vetë pozicionit të Shqipërisë si vend tranzit i besueshëm për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve Lindje-Perëndim.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria vlerëson, se shkatërrimi dhe mbyllja e rrugës kombëtare me Korçën, që përkon me gjurmën e Korridorit 8 si dhe problematikat e rënda në akset ndihmëse rrugore, tunele dhe ura, duke lënë pothuaj të shkëputur Juglindjen e vendit, është goditja më e rëndë në kohë paqe për ekonominë si dhe sigurinë kombëtare.

Konfindustria kërkon, që duke vlerësuar sa më sipër, qeveria dhe SPAK duhet të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe sa më të shpejta në kohë. Ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjëndjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim.

Qytetarët do të drejtohen për furnizime me ushqime dhe karburant në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqi. Goditja ekonomike-financiare është me pasoja edhe më të rënda, nëse vlerësohet, se rrezikohet në afatgjatë vetë pozicioni i Shqipërisë si vend tranzit i besueshëm për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve Lindje-Perëndim.

Sa më sipër zhvleftëson ndjeshëm pozicionin gjeostrategjik, si një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë, në favor të konkurentëve tregëtarë rajonalë me në krye Greqinë, përfshirë edhe detyrimet ndaj NATO-s.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 25 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe ...

08:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI