Flash

Chilavert i kthehet Courtois:“Flet ai që i ka vjedhur të dashurën shokut të skuadrës”

Lapsi.al 25 February 2026
Chilavert i kthehet Courtois:“Flet ai që i ka vjedhur të
Ish-portieri paraguajan Chilavert është i shfrenuar në këtë periudhë. Sigurisht, nuk ka qenë kurrë një njeri me shumë “qime në gjuhë”, por në këto ditë të fundit nuk ka frena. Ka komentuar çështjen Vinicius – Prestianni, ndodhur në Benfica dhe Real Madrid, dhe ka përdorur fjalë të tmerrshme ndaj Kylian Mbappé, i cili kishte dalë në fushë në krah të shokut të skuadrës.

Ofendimet e Prestianni ndaj Vinicius

Në ndeshjen Benfica-Real Madrid ndodhi diçka e shëmtuar. Futbollisti argjentinas Prestianni përdori fjalë shumë të rënda për të përkufizuar Vinicius, i cili ka denoncuar gjithçka te arbitri. Ndeshja është pezulluar për një kohë të gjatë me shoqërim fjalësh dhe komentesh që kanë çuar FIFA-n të mendojë për një rregull të ri për botën e futbollit dhe UEFA-n të sanksionojë paraprakisht sulmuesin, i cili nuk do të jetë në ndeshjen e kthimit.

Mbrojtja e Mbappé dhe ofendimet e Chilavert

Mbappé e kishte mbrojtur Vinicius që në fushë dhe kishte sulmuar argjentinasin Prestianni. Ajo mbrojtje e ndezi Chilavert, ish-portieri paraguajan, i cili në një goditje të vetme i ka sulmuar të dy dhe ka marrë në shënjestër brazilianin për mungesë guximi dhe francezin për çështje jashtë futbollit: “Vinicius është një frikacak. Mbappé? Flet ai që jeton me një transvestit, nuk është normale. Secili mund të bëjë çfarë të dojë, por nuk është normale që një burrë të jetojë me një transvestit, duhet një grua”.

Replika mes Courtois dhe ish-portierit

Në prag të kthimit Real Madrid-Benfica, portieri Courtois, një nga senatorët, ishte pyetur për fjalët e paraguajanit: “Këto komente janë të dënueshme. Në fund të fundit, nuk mund të thuash gjëra të tilla; është një lloj tjetër fyerjeje. Gjëra të tilla nuk kanë vend në botën e sotme, sidomos nëse vijnë nga një ish-kolegu tjetër”, fjalë të kuptueshme dhe lehtësisht të imagjinueshme ato të belgut, të cilit i është përgjigjur menjëherë Chilavert me një hyrje në “sparkatë”. “Thotë se është e dënueshme ajo që kam thënë, ai që i ka vjedhur të dashurën De Bruyne” Ish-portieri, që kishte zakonin e golit, nuk e ka lënë t’i shpëtojë rasti për t’u kundërpërgjigjur me ashpërsi të vërtetë: “Courtois thotë se është e dënueshme ajo që kam thënë, por ai i ka vjedhur të dashurën një shoku skuadre, De Bruyne (i referohet fakteve të mbi dhjetë viteve më parë, shën. red.) dhe pastaj thonë që këto gjëra nuk duhet të ndodhin në botë? Mbappé e ka quajtur Prestianni-n ‘një bastard i ndyrë racist’”.

Lexo më tej: Chilavert i mbyll "gojën" Mbappé: “Flet pikërisht ai që jeton me një travestit”

Dhe e ka mbyllur ndërhyrjen e tij në Radio Rivadavia duke dhënë mendimin e tij për Belgjikën, në mënyrën e vet: “Duhet t’i thuhet Courtois se Belgjika dominohet nga myslimanë që grabisin dhe vrasin gra. Vlerat e Amerikës së Jugut janë në favor të familjes dhe duhet të ruhen”. Më pas ka bërë kritika ndaj Courtois: “Duhet të mësojë edhe të luajë me këmbë, të dalë nga zona e rreptësisë dhe të godasë goditje dënimi ose penallti. Është një portier normal”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI