Flash

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka

Lapsi.al 25 February 2026
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë një kthim përgjigje ndaj avokates Adriana Kalaja, ILD njofton se ndaj Gjokës është nisur një hetim disiplinor për dënimin në Greqi që ka marrë.

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjoka ka deklaruar se nuk kishte dijeni për dënimin që kishte marrë nga shteti grek.

Njoftimi i Plotë:

REPUBLIKA E SHQIPERISE

ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË

Nr. 255/prot. 18

Tiranë, më 20 02.2026

Njoftim vendimi për fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë dhe nismën e ankuesit

ZNJ. ADRIANA KALAJA Rruga “Bedri Dedja”, Nr. 179

Tiranë

E nderuar znj. Adriana Kalaja,

Ju informojmë, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 1399 prot., datë 06.05.2025, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 119, pika 4, nenit 123, pika 3 dhe 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij vendimi do të gjeni një kopje të vendimit për fillimin e hetimit disiplinor.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI