Flash

Iu gjetën 3 armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet 33-vjeçari në Përmet

Lapsi.al 25 February 2026
Iu gjetën 3 armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Përmet. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi iu gjetën në banesë 3 armë zjarri dhe municione luftarake. Ai i mbante  sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen.

Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri, 1 kallashnikov dhe 2 pushkë, 300 fara kanabisi, sasi kanabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak.

“Përmet/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”. Sekuestrohen 3 armë zjarri, 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi dhe municion luftarak. Arrestohet shtetasi që mbante në banesë, sendet e kundërligjshme, me qëllim shitjen. I arrestuari, shtetas me precedent penal.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal, ishte përfshirë në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, me precedent penal në fushën e narkotikëve. Nga kontrolli në banesë e tij, u gjetën 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarak.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për t’iu nënshtruar ekspertizës nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI