Flash

Kishte thyer masën e sigurisë, 38-vjeçari i bën rezistencë policisë në Golem

Lapsi.al 25 February 2026
Kishte thyer masën e sigurisë, 38-vjeçari i bën

Një patrullë e Përgjithshme e Postës së Policisë së Golemit është përfshirë në një incident mbrëmjen e së mërkurës. Rreth orës 19:10, bashkë me ndihmës-specialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor ata kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë. Ai është ndaluar për verifikim, pasi njihej nga policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij.

Punonjësi i policisë me detyrë ndihmës-specialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zmbrapsjen e tyre. Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë. Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin” – thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI