Flash

Kreu i SPAK thirret në Bruksel, BE-ja kërkon prova në luftën kundër korrupsionit

Lapsi.al 25 February 2026
Kreu i SPAK thirret në Bruksel, BE-ja kërkon prova në luftën

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është thirrur më 3 mars në Bruksel në një takim ku diskutohen çështjet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në vendin tonë.

Në axhendën e miratuar të martën pasdite nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare thuhet se takimi i 7-të i Komitetit të Drejtësisë dhe Sigurisë do të përqendrohet në reformat kritike të integrimit, konkretisht në sigurimin e pavarësinë se gjyqësorit, sundimin e ligjit si dhe veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në materialin paraprak theksohet gjithashtu se Shqipëria duhet që të vijojë përpjekjet e saj për të forcuar zbatimin e ligjit, përafrimin e politikave të vizave dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Rezultatet operacionale kërkohen gjithashtu në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, veçanërisht kundër kultivimit të kanabisit dhe për të parandaluar pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pritet të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë takim. Ky takim shihet si një test prove për rezultatet konkrete që zyrtarët shqiptarë do të paraqesin përpara se shtetet anëtare të BE-se të vendosin nëse do t'i japin dritën jeshile raportit paraprak IBAR për Shqipërinë që ka të bëjë me zbatimin e kritereve të kapitujve 23-24 që përfshijnë pavarësinë e gjyqësorit, një raport pa aprovimin e të cilit nuk nis procesi i mbylljes së grupkapitujve të negociatave të pranimit.

Sipas zyrtarëve europianë roli i SPAK-ut dhe GJKKO dhe pavarësia e tyre në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar është një gur themeli i reformës në drejtësi të vitit 2016.

BE-ja mbështet dhe promovon konsolidimin e vazhdueshëm të kësaj reforme si një pjesë integrale e negociatave të pranimit të Shqipërisë. SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të siguruar një historik të besueshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përfshirjen e zyrtarëve politikë të nivelit të lartë në këto akte. Gjithashtu kërkohet të rritet efektiviteti i verifikimit të deklaratave të pasurisë të paraqitura periodikisht nga zyrtarët shtetërorë. Komisioni Europian gjithashtu kujton nevojën për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura të GRECO-s. Ky institucion inkurajon krijimin sa më shpejt të jetë e mundur të një Observatori Kombëtar të Drogave, i cili duhet që të jetë plotësisht funksional dhe i pajisur me burime të mjaftueshme financiare.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 25 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe ...

08:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI