Flash

Lapaj i tregon opozitës kushtet e bashkëpunimit

Lapsi.al 25 February 2026
Lapaj i tregon opozitës kushtet e bashkëpunimit

Adriatik Lapaj, deklaroi se forca që ai drejton është e gatshme për bashkëpunim me faktorët opozitarë, por vetëm nëse plotësohen disa kushte thelbësore që, sipas tij, i shërbejnë interesit të vendit dhe jo pazareve politike. Në një lidhje live nga Kryeministria për A2 CNN, në Ditarin e pasdites nga Pandi Gjata, Lapaj theksoi se opozita duhet të angazhohet në një protestë të pandërprerë 24 orë në ditë deri në arritjen e një zgjidhjeje politike.

Ai propozoi krijimin e një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, e cila sipas tij duhet të ketë mandat 12-mujor dhe të përbëhet nga profesionistët më të mirë për të përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike. Një tjetër kusht ishte që tryezat politike të zhvillohen në shesh, pa kryetarë partish, si forum i hapur për qytetarët.

Lapaj kërkoi gjithashtu dakordësim për një draft të ri të kodit zgjedhor, me sistem proporcional kombëtar, lista të hapura, një zonë zgjedhore dhe 140 deputetë, duke përmendur si model Kosova. Sipas tij, ky draft duhet t’i paraqitet faktorit ndërkombëtar dhe t’i imponohet si detyrim palës tjetër, pra Partia Socialiste.

Ai shprehu mosbesim ndaj reformave të përbashkëta mes socialistëve dhe Partia Demokratike, duke përmendur si shembull marrëveshjen e korrikut 2024. Lapaj tha se barra e provës i takon opozitës për të treguar se e ka seriozisht përballjen me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, vetëm një mobilizim total i opozitës dhe qytetarëve në shesh mund të çojë në rrëzimin e qeverisë dhe hapjen e rrugës për ndryshim politik në vend./ A2Cnn

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI