Flash

Sa i kushton Interit eliminimi nga Champions dhe ndikimi që mund të ketë në shitjet

Lapsi.al 25 February 2026
Sa i kushton Interit eliminimi nga Champions dhe ndikimi që mund të

“Edhe nëse do të dilnim, aspektin e bilancit do ta rregullonim gjatë rrugës. Nuk është absolutisht problem”. Kështu ishte shprehur Beppe Marotta, president i Interit, pak para fishkëllimës së fillimit të sfidës së play-off të Champions, më pas të humbur nga zikaltërit kundër Bodo/Glimt që në fakt eliminuan nga kompeticioni skuadrën e teknikut Chivu. Çështja ekonomike nuk është kurrë banale kur flitet për Interin, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur në vitet e fundit mes krizave shoqërore dhe ndryshimeve të pronësisë të pashmangshme.

Sot Inter operon në mënyrë të kujdesshme, pa e përmbysur shumë skuadrën në merkato, me rregullime të vogla dhe investime strategjike sidomos te të rinjtë. Bërthama e skuadrës është pak a shumë e njëjta, edhe pse tani duhet bërë një reflektim. “Ta rregullojmë gjatë rrugës” për presidentin Marotta do të thotë në mënyrë të pashmangshme të shitet dikush me një çmim më të lartë se ai i blerjes: plusvalencë. Dhe kjo të çon patjetër te emri i Marcus Thuram, që ka treg ndërkombëtar dhe që mund të jetë i pari i sakrifikuar nga Inter në merkaton e ardhshme.

Lexo më tej: Inter, lamtumirë Champions. Bodø/Glimt e turpëron edhe në San Siro: të kualifikuarit

Një mega plusvalencë e mundshme me Thuram, një lojtar që sigurisht ka treg ndërkombëtar, mund të jetë përgjigjja më logjike në këtë moment për Interin, që me eliminimin nga Champions humbet 11 milionë të garantuara nga kalimi i munguar në të tetat, dhe mesatarisht 9 milionë që do të vinin nga të ardhurat e biletarisë. Një total prej 20 milionësh që duhet patjetër të rikthehen në arkat zikaltër dhe që vetëm merkatoja në këtë moment mund ta garantojë.

Thuram është i dyshuari numër një sidomos duke pasur parasysh se këtë sezon shpërthimi i sulmuesit Pio Esposito, por edhe rendimenti i mirë i Bonny, mund ta kenë bindur klubin se reparti ofensiv tashmë konsiderohet i mbuluar. Përveç sulmuesit francez, mbeten gjithmonë për t’u konsideruar në dalje lojtarë që kanë pasur treg edhe më parë si Frattesi, por edhe vetë Calhanoglu që verën e kaluar ishte protagonist i çështjes Galatasaray. Me pak fjalë, nga merkatoja do të duhet të vijnë burimet e nevojshme për të mbushur boshllëkun ekonomik që është krijuar me daljen e parakohshme nga skena të zikaltërve në Champions.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI