Flash

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia e të afërmit: E pashë të mbuluar me gjak

Lapsi.al 25 February 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia e të afërmit:

I afërm i Çajup Selimit, i cili u vra më 1 qershor të 2021 në Tepelenë ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme. Leonard Selimi ka treguar se Çajup Selimi ishte njeri punëtor dhe i qetë, duke treguar se ishte i njohur për aktivitetin e tij në tregtinë e çimentos, por nuk ishte pjesë e asnjë konflikti publik.

Leonardi shtoi se pas vrasjes u informuan për disa mosmarrëveshje që viktima kishte pasur me disa të rinj nga fshati Veliqot i Tepelenës, por këto sherre ishin zgjidhur para ngjarjes dhe nuk japin shpjegim për vrasjen.

“Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.

Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.

E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.

Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes”, ka deklaruar Selimi.

Për këtë vrasje, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu. Tafani ka treguar se kur e vrau biznesmenin Selimi, viktima e kishte parë në sy teksa ai e qëllonte, pa e ditur se ku po e kapnin plumbat.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI