Flash

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca në GJKKO

Lapsi.al 26 February 2026
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca

Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për ish-deputetin socialist Plarent Ndreca, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. GJKKO rrëzoi kërkesën e Ndrecës për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj.

Treshja gjykuese e ish-deputetit përbëhet nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi. Ndreca nëpërmjet avokatit te tij Ermal Yzeiraj kërkoi shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga GJKKO, duke argumentuar se procedurat në fjalë nuk përmbushin elementët e një vepre penale që hyn në juridiksionin e GJKKO.

“Një prej procedurave të prokurimit është me fond 0, ndërsa procedura e dytë për konkursin e projektimit nuk përfshihet në sferën e prokurimeve se është me negocim pa shpallje, s’ka garë. Kërkoj shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm. Prokurorja është e paqartë për çfarë më ka sjelle mua këtu. Mungon objekti i veprës penale”, tha Plarent Ndreca.

Nga ana tjetër, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, kundërshtoi këto pretendime, duke theksuar se çështja është shqyrtuar edhe në fazën paraprake dhe kërkesa për moskompetencë është rrëzuar më herët nga gjykata.

“Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë dhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar që të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën ndaj e kemi akuzuar për vetëm një episod. Qëllimi final ka qenë paracaktimi i fituesit”, tha prokurorja e SPAK Dorina Bejko.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga 15 të pandehurit e tjerë që zgjodhën gjykimin e shkurtuar, për të cilët SPAK ka kërkuar në total 11 vite e 3 muaj burg.

Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.

Të këshilluara

Emri/ Shkrumbohet makina luksoze në Pogradec

Është përfshirë nga flakët një mjet tip Range Rover, orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në Pogradec në lagje...

08:13

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë ...

07:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI