Flash

Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Lapsi.al 26 February 2026
Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje që kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Është një lëvizje që fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, otë vazhdojë fuqishëm protestat pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllimin kryesor madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo nga kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij ai përpiqet të mashtrojë në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme përndryshe do të përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty! Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je pater matrix e kësaj që ka kapluar të gjithë qenien, shpirtin, trupin e Shqipërisë” – tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

GJKKO rrëzon SPAK: Lefter Koka ruan lirinë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ...

17:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI