Flash

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale e gjykatës në pushtetin legjislativ

Lapsi.al 26 February 2026
Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale e gjykatës në

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se ishte qeveria socialiste ajo që i dha pavarësi gjyqësorit në vend.

Ai tha se ‘bombat’ artizanale lart e poshtë nëpër gjyqësor, dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve iu mjegullohen sytë, ndërsa shtoi se gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera.

Rama shtoi tha se pezullimi i Ballukut ishte ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv.

‘Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e RSH dhe të gjitha kushtetutë e europës thonë se ka 3 pushtete të pavaruta, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i huri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri që shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime ë cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë minimalisht shkelës të lirive të të drejtave të njeriut. Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, por të gjymtojnë pavarësinë e dy të tjerëve për të funksionuar dhe kjo ka ndodhur. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Sepse ky vend që është në ngjitje nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit me një vendim të një seance paraprake pa gjyq i pandodhur në historinë e botës”, tha ai.

Të këshilluara

Emri/ Shkrumbohet makina luksoze në Pogradec

Është përfshirë nga flakët një mjet tip Range Rover, orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në Pogradec në lagje...

08:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI