Flash

Shailene Woodley në një romance të re dashurie me aktorin?

Lapsi.al 26 February 2026
Shailene Woodley në një romance të re dashurie me aktorin?

Shailene Woodley duket se ka nisur një romancë të re dashurie me aktorin britanik Milo Callaghan. Aktorja 34-vjeçare u fotografua duke ecur krah për krah me 28-vjeçarin në Milano më 25 shkurt, gjatë Javës së Modës.

Në fotot e publikuara, dyshja shfaqen me krahët rreth njëri-tjetrit, ndërsa në një tjetër moment Woodley vendos dorën në pjesën e pasme të xhinseve të aktorit, duke nxitur aludimet tek fansat.

Woodley ishte së fundmi në një lidhje me aktorin e serialit Emily in Paris, Lucas Bravo. Ata u shfaqën për herë të parë bashkë në mars 2025, por në shtator u konfirmua ndarja e tyre. Burime për revistën People patën deklaruar se lidhja ishte “një frymë e freskët” për aktoren, por se dyshja kishin prioritete të ndryshme dhe ndarja ndodhi pa drama.

Callaghan debutoi në ekran në vitin 2020 me serialin The Spanish Princess. Së fundmi ai është shfaqur në filmin horror The Strangers, si dhe në serialin e HBO Dune: Prophecy. Në vitin 2025 luajti në dramën ligjore The Rainmaker.

Ndërkohë, Shailene Woodley është parë së fundmi në filmin Motor City (2025) dhe në sezonin e dytë të serialit thriller Paradise. Ajo po punon gjithashtu prej vitesh për një film biografik kushtuar ikonës së rock-ut Janis Joplin.

 

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje që kërkon të shpëtojë lëkurën ...

20:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI